Fadil Kepi/Përfitimi i pensionit për oficerët, mësuesit, fizikanët, saldatorët dhe të vetëpunësuarit

    365
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve ShoqëroreFadil Kepi,  sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për përfitimin e pensionit familjar

    Pyetje

     Z. Astrit Farka nga Tirana në letrën e tij shkruan: jam i datëlindjes 14.9.1948 dhe kam punuar gjithsej mbi 36 vjet nga të cilat 4 vjet oficer, 15 vjet në Institutin e Fizikës Bërthamore, 7 vjet në Albtransport dhe vitet e tjera në një qendër tjetër pune. Marrëdhëniet financiare me qendrën e fundit të punës i kam ndërprerë në nëntor 2010. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension të plotë, të reduktuar dhe a përfitoj pension suplementar si ushtarak?

     Përgjigje

    Ju përfitoni pension të plotë në moshën 65 vjeç sepse keni mbi 35 vjet punë të siguruara. Me dëshirën tuaj mund të kërkoni pension të reduktuar edhe para moshës së mësipërme, por për çdo muaj pensioni ju ulet me 0,6 për qind.

    Pyetje

     Z. Maliq Bardhi shkruan: jam i datëlindjes 25.10.1965 dhe kam punuar 18 vjet oficer efektiv. Mbasi dola në rezervë përfitova 2 vjet pagesë kalimtare. Më 25.10. 2012, plotësova moshën 47 vjeç. Pyes, a më takon pension i parakohshëm si ushtarak e si llogaritet?

    Përgjigje

     Sipas nenit 13 të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, botuar në Fletoren Zyrtare 87, ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm në forcat e Armatosura, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, SHISH, Policisë së Burgjeve, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë ose lirim, deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie sipas ligjit të sigurimeve shoqërore fitojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm, kur: plotësojnë meshkujt moshën 47 vjeç dhe kanë 15 vjet punë si ushtarak efektiv dhe femrat 42 vjeçe kur kanë punuar 12 vjet ushtarake.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf