Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për mjekët, pedagogët, fermerët, invalidët dhe libralidhëset

    360
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: A përfitohet pension shtesë në rastet kur punohet mbi moshën e pensionit?

    Shkurtimi nga puna i invalidëve

    Në nenin 147 të Kodit të Punës, miratuar me ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 dhe ndryshimeve të mëvonshme, “punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën në kohën kur sipas legjislacionit në fuqi, punëmarrësi përfiton pagesë paaftësie të përkohshme në punë nga sigurimet shoqërore, për një periudhë deri një vit”. Gjithashtu mbështetur në nenin 15 të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, “Çdo punëdhënës që punëson më tepër se 24 punonjës, është i detyruar të punësojë një person me aftësi të kufizuar për çdo 25 punonjës të personelit të tij”. Neni 11 i Kodit të Punës, saktëson se: “Çdo dispozitë që shkel një dispozitë të një shkalle më të lartë, është e pavlefshme”.

    Vitet e punës mbi moshën e pensionit

    Për vitet që keni punuar mbi 35 vjet punë nuk merrni pension shtesë sepse sipas nenit 33/1 të ligjit të sigurimeve shoqërore duhej të punoni dhe mbi moshën e pensionit. Nëse jeni pa punë ose e papunësuar apo vetëpunësuar me dëshirën tuaj mund të përfitoni pension të reduktuar edhe 58 vjeçe me 85,6% të pensionit të plotë ose 59 vjeçe me 92,8% të pensionit të plotë. Ky lloj pensioni shtohet sa herë rriten pensionet, por mbetet i reduktuar edhe pasi të plotësoni moshën 60 vjeçe. Dokumentet për pension keni të drejtë t’i plotësoni dhe dorëzoni në agjencinë e sigurimeve shoqërore edhe brenda 12 muajve para se të plotësoni moshën e pensionit.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf