Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për minatorët, mësuesit, veterinerët, oficerët dhe emigrantët

    345
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: A përfitojnë pension familjar bashkëshortet, kur burrat e tyre që ndërrojnë jetë kanë marrë pension suplementar?

    Punonjësit e nëntokës

    Bazuar në ligjin nr. 10165, datë 15.10.2009, punonjësit që kanë punuar nën tokë përfshi dhe ata që kanë përfituar trajtim të veçantë sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000 (siç keni marrë ju), dalin në pension të plotë në moshën 60 vjeç, të kenë punuar gjithsej (nën tokë dhe në sipërfaqe) 30 vjet dhe ngas këto 15 vjet nën tokë. Meqenëse ju keni më pak se 15 vjet punë nën tokë do të dilni në pension të plotë 65 vjeç, dhe do t’ju kërkohen 35 vjet punë të siguruara gjithsej pavarësisht se sa keni punuar nën tokë. Në vite pune në sipërfaqe, për efekte pensioni quhen edhe vitet që keni përfituar trajtim financiar nga data 16 dhjetor 2000 deri në moshën 65 vjeç.

    Pensioni i invaliditetit

    E interesuara deri ditën që plotëson moshën 60 vjeçe do të vazhdojë të paguhet me pension të plotë invaliditeti, nëse KMCAP pranë sigurimeve shoqërore, ku komisionohet çdo vit si invalidët e tjerë, do ta vlerësoj gjendjen e saj shëndetësore, si invalide që është aktualisht. Nga dita që plotëson moshën e pensionit sipas nenit 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore, ka të drejtë të zgjedhë pensionin e plotë të invaliditetit apo pensionin e plotë të pleqërisë cila shumë të dalë më e lartë. Sipas nenit 58 të ligjit të mësipërm periudha që ajo përfiton pension invaliditeti i quhet vjetërsi pune për pension pleqërie. Pensioni i plotë i pleqërisë do të llogaritet sipas nenit 32 të ligjit të mësipërm që hollësira të mëtejshme mund ti merrni në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore Fier.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf