Fadil Kepi/Përfitimi i pensionit për minatorët, mësuesit, emigrantët dhe bujqit

    399
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: A tatohen pensionet mbi 30 mijë lekë në muaj?

     Pension shteti apo kooperative

    Ju me 30 vjet punë të siguruara gjithsej, do të merrni pension të pjesshëm kooperative në masën 86% të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjesëtuar vitet e punës që keni më 35 që duhen për pension të plotë. Nëse ju bëni sigurime si e vetëpunësuar në bujqësi edhe për 5 vjet të tjera që t’ju bëhen 35 vjet punë gjithsej merrni pension të plotë shteti pavarësisht se keni punuar 10 vjet në kooperativë bujqësore. Vit i plotë pune për pension për kohën që keni punuar në kooperativë për femrat quhet kur keni realizuar 230 ditë pune në një vit kalendarik. Po të keni bërë në një vit 240 ditë pune ju llogaritet një vit i plotë pune dhe 10 ditë pune që keni bërë më tepër nuk merren parasysh.

    Pensioni i emigrantëve

    Femrat në vendin tonë përfitojnë pension në moshën 60 vjeçe kur kanë të siguruara 15 deri 35 vjet punë, përfshi dhe periudhën e studimeve të larta ditën brenda ose jashtë vendit me ose pa bursë të vërtetuar me kopjen e diplomës së noterizuar, ndërsa meshkujt përfitojnë pension në moshën 65 vjeç nëse kanë të njëjtat vite pune të siguruara, nuk u njihen periudhë sigurimi për pension vitet e studimeve të larta ditën, por koha e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak e vërtetuar me librezën ushtarake. Pavarësisht nga gjinia personat që, kanë më pak se 15 vjet punë të siguruar, nuk përfitojnë fare pension në vendin tonë. Nëse keni më pak se 35 vjet punë kur të mbushni moshat e mësipërme do të merrni pension të pjesshëm, i cili llogaritet duke pjesëtuar vitet e punë të siguruara me 35 që duhen për pension të plotë.