Fadil Kepi/ Përfitimi i pensionit për minatorët, emigrantët, artistët, avokatët dhe ushtarakët

    428
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: A mund të transferohen kontributet e sigurimeve shoqërore nga një person te familjarët e tij?

     Kur punohet mbi vitet e pensionit

    Edhe Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr.8, datë 25.7.1995, botuar në fletoren zyrtare 20, faqe 890 nuk e ka ndryshuar vendimin e mësipërm të Këshillit të Ministrave. Pra, për vitet që ju punoni mbi moshën e pensionit, dhe paguani kontribute të sigurimeve shoqërore, nuk janë të vlefshme për të përfituar pension shtesë kur ta rileni punën, dhe as mund t’i transferoni tek një pjesëtar tjetër i familjes tuaj. Vetëm pensionistët, të cilët kanë marrë tokë sipas ligjit, pavarësisht nga shuma e pensionit që përfitojnë, kanë të drejtë të vetëpunësohen në tokën e tyre në bujqësi, blegtori apo pemëtari, të marrin njëkohësisht pensionin dhe të ardhurat nga puna e tyre dhe nuk paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore, një stimul shtesë ky për fermerët që tokat të punohen sa më shumë.

    Punonjësit e nëntokës

    Mbështetur në ligjin 10165, datë 15.5.2009, punonjësit e nëntokës, përfitojnë pension të plotë kur plotësojnë njëkohësisht këto 3 kushte: 1- mosha 60 vjeç, 2- të keni 30 vjet punë të siguruara gjithsej në vendin tonë përfshi dhe vitet që merrni trajtim të veçantë dhe nga këto 15 vjet të keni punuar nëntokë. Meqenëse ju keni vetëm 14 vjet e 6 muaj nëntokë nuk përfitoni pension të plotë në moshën 60 vjeç. Vitet e punuar nëntokë nuk shtohen duke bërë sigurime vullnetare apo vetsigurime në bujqësi, por vetëm nëse rifilloni punë prapë në minierë edhe 6 muaj e të punoni nëntokë dhe jo në sipërfaqe. Në të ardhmen parashikohet që punonjësit e nëntokës të dalin në pension të plotë 55 vjeç duke e ulur moshën e pensionit 5 vjet.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf