Fadil Kepi/Përfitimi i pensionit për mësuesit, ushtarakët, emigrantët, rrobaqepëset dhe futbollistët

    411
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Kushtet e përfitimit të lejes së lindjes, sa ditë është dhe si paguhet ajo?

     Pyetje

     Z. Astrit nga Tirana shkruan: jam i datëlindjes 8 korrik 1948 dhe mbasi mbarova Institutin e Lartë të Fiskulturës kam punuar 35 vjet mësues. Pyes kur i plotësoj kushtet për të përfituar pension?

     Përgjigje

     Ju do të merrni pension të plotë në moshën 64 vjeç e 6 muaj duke filluar nga data 8.1.2013 nëse keni 35 vjet punë gjithsej dhe nga këto 26 vjet e 3 muaj mësues, trajner efektiv profesionist në klubet sportive ose dhe punë të tjera të kategorisë së dytë që njësohen me punën e mësuesit.

     Pyetje 

    Z. Bajram Hamzai nga Tirana shkruan: jam i datëlindjes 1.6.1946 kam punuar ushtarak. Në pension dola në më 1.6.2010. Pensioni fillestar më është caktuar 12.840 lekë në muaj, ndërsa pensionin suplementar ende nuk e kam marrë. Meqenëse kam vërejtje për masën e pensionit, pyes, cila është procedura që duhet të ndjek për rillogaritjen e tij?

     Përgjigje

     Mbështetur në nenin 86 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore, fillimisht ju duhet t’i bëni ankesë me shkrim komisionit të ankimit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore duke parashtruar argumentet tuaja.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf