Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për mësuesit, policinë, laborantët, infermieret dhe shoferët

    459
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Si të anohemi kur nuk jemi dakord më masën aktuale të pensionit dhe nuk marrim shtesat e caktuara

     

     Ankesa për masën e pensionit

    Mbështetur në nenin 86 të ligjit të sigurimeve shoqërore në fuqi, për paqartësitë që keni lidhur me pensionin, keni të drejtë t’i bëni ankesë me shkrim fillimisht komisionit të ankimit në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore në Lezhë, nëse nuk bindeni me përgjigjen që do të merrni i bëni një ankesë komisionit epror të ankimit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe së fundi mund t’i drejtoheni gjykatës. Në ankesë duhet të shënoni përveç pretendimeve që keni për shumën e pensionit dhe numrin e librezës së pensionit dhe adresën e saktë të banimit.

     

    Pensioni suplementar për policinë

    Pensioni suplementar i invaliditetit llogaritet 1 për qind për çdo vit shërbimi mbi pagën mesatare referuese mujore, por jo shumë se 50 për qind të pensionit të invaliditetit, që përfitohet sipas ligjit të sigurimeve shoqërore. Dokumentin që ju ka dhënë spitali duhet ta paraqitni në Komisionin Mjekësor pranë sigurimeve shoqërore. Periudha e paguar me pension invaliditeti sipas nenit 58 të ligjit të sigurimeve shoqërore për efekte të përfitimit të pensionit të pleqërisë quhet vjetërsi pune.

     Raportet mjekësore për buxhetorët

    Raportet mjekësore sipas nenit 21 të ligjit të sigurimeve shoqërore nëse i keni marrë brenda 30 ditëve kalendarike nga ndërprerja e marrëdhënieve financiare me qendrën e punës, ju paguhen me 80 për qind të pagës bruto mbi të cilën janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore vitin e kaluar sepse keni mbi 10 vjet punë. Raportet mjekësore pa ndërprerje paguhen deri në 6 muaj. Mbas mbarimit të pagesës së raporteve mjekësore keni të drejtë që, sipas neneve 53 dhe 54 të ligjit të sigurimeve shoqërore të përfitoni dhe një vit pagesë papunësie ose asistencë e cila për efekte të përfitimit të pensionit quhet vjetërsi në punë….

    Për më tepër lexoni gazetën Telegraf