Fadil Kepi/ Përfitimi i pensionit për mësuesit, infermieret, të vetëpunësuarit dhe teknikët e ndërtimit

    403
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Si veprohet në rastet kur ka ngatërresa në dokumentacionin e sigurimeve shoqërore

    Tre mënyrat si llogaritet pensioni

    Sipas nenit 32 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, 11.5.1993, pensioni llogaritet në 3 mënyra: 1- me 75% të pagës mesatare neto të 3 vjetëve rresht në 10 vjetët e fundit të punës që për ju do të jenë 31.3.2015 deri 31.3.2005, të cilën keni të drejtë ta zgjidhni vetë. 2- Dy-fishi i pensionit bazë. Nga 1.8.2013 pensioni bazë është 12.024 lekë në muaj dhe dyfishi 24.048 lekë. 3-Metoda e tretë është llogaritet me 1% të bazës së vlerësuar për çdo vit të plotë pune plus një pension bazë që është 12.024 lekë. Metodika e llogaritjes së bazës së vlerësuar ka një procedurë me specifike për të cilën ju rekomandoj të merrni takim me specialistet e pensioneve në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore.

    Ngatërresa e emrit në dokumente

    Meqenëse në dokumentet që vërtetojnë për ditët e punës në Prezë, gabimisht nuk është shënuar emri i saj, duhet t’i drejtoheni gjykatës me certifikatën e lindjes së saj, fotokopjen e kartës së identitetit të noterizuar, ose të pasaportës dhe gjykata mbështetur në dokumentacionin e paraqitur saktëson me vendim emrin e saj zyrtar. Ka dhe raste të tjera që janë bërë gabime të kësaj natyre, dhe duke vepruar si më sipër kanë gjetur zgjidhje. Por për femrat ka dhe një veçori tjetër, që del gjatë plotësimit të dokumenteve për pension, mbasi ato kur fillojnë punë kanë mbiemrin e prindërve, ndërsa kur martohen marrin mbiemrin e burrit, pra kur dalin në pension janë me dy mbiemra.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf