Fadil Kepi/Përfitimi i pensionit për mësuesit, emigrantët, bujqit, mjekët dhe kimistët

    45

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për përfitimin e pensionit familjar dhe lejen e shtatzënisë

     Pyetje

     Zonja Liliana Hoxha nga Tirana në letrën e saj shkruan: kam lindur në vitin 1955. Mbasi mbarova universitetin punova mësuese e gjuhëve të huaja dhe në vitin 1995 kam dalë në pension të parakohshëm. Dua të di kur e plotësoj moshën për pension të plotë?

     Përgjigje

     Sipas nenit 97, të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, “gratë që deri më 31 dhjetor 1994 kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë (ku përfshihet edhe puna e mësueseve) dhe të cilat kanë punuar jo më pak se 23 vjet në këto profesione, me kërkesën e tyre marrin pension të parakohshëm me 60 për qind të pagës mesatare neto mujore që nxirret nga shuma e përgjithshme e pagave të marra gjatë 3 vjetëve rresht brenda 10 vjetëve të fundit të punës.

    Pyetje

     Një mjeke e përgjithshme pedagoge në Universitetin e Mjekësisë me gradën shkencore “Profesore” është e interesuar të dijë për kushtet e përfitimit të pensionit, sa është shtesa për gradën shkencore e kur punon mbi moshën dhe a mund të përfitoj njëkohësisht dhe pension të posaçëm?

     Përgjigje

     Në bazë të ligjit të arsimit të lartë nr.9206, datë 17.6.2004, pedagoget me gradë shkencore “profesore” femra dhe meshkuj dalin në pension në moshën 68 vjeçe. Për çdo vit që kanë punuar me gradën shkencore të mësipërme përfitojnë pension suplementar 1,3 % të pagës referuese për çdo vit dhe 1,1% për çdo vit që kanë punuar me gradën shkencore “Profesor i asociuar”.