Fadil Kepi/ Përfitimi i pensionit për farmacistët, emigrantët, naftëtarët, tornitorët dhe invalidët

    418
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Përse ndodhin diferencat në pension për të njëjtin profesion?

    Kushtet e pensionit të invaliditetit

    Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësive për Punë pranë sigurimeve shoqërore mbështetur në “Fletë drejtimin” për KMCAP dhe epikrizën e spitalit ka të drejtë t’ju japë pension invaliditeti të pjesshëm ose të plotë. Periudha që do të paguheni me pension invaliditeti quhet vjetërsi pune. Për dokumentet e tjera që do të plotësoni ju rekomandoj të paraqiteni në KMCAP në rrugën “Myslym Shyri”. Përveç pensionit të invaliditetit, nga bashkia do të merrni 2.200 lekë shtesë pensioni nëse ju caktohet pension i pjesshëm dhe 3.300 lekë po të përfitoni pension të plotë. Këto shtesa pensionesh ju i përfitoni nëse do të vazhdoni të jeni invalide edhe pas moshës së pensionit.

    Puna në ish-ndërmarrjet tregtare

    Me 13 vjet nuk merrni pension fare, prandaj ju rekomandoj të bëni sigurime vullnetare, të paktën edhe dy vjet që t’ju bëhen 15 vjet punë të siguruara, për të marrë në moshën e mësipërme 43 % të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjesëtuar 15 me 35 vjet punë që duhen për pension të plotë. Për një vit duhen paguar 49.320 lekë. Nëse këtë shumë e paguani këtë vit për vitin 2014 bëhet ulje 6%, po kështu po të paguani paradhënie në vitin 2014 për vitin 2015. Para se të bëni pagesat e mësipërme, bashkë me librezën e punës duhet të paraqiteni në agjencinë e sigurimeve shoqërore Tiranë, të bëni kontratën përkatëse për periudhën që do të bëni sigurime vullnetare.

    për më tepër lexoni gazetën Telegraf