Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për emigrantët, tornitorët, minatorët, ushtarakët dhe bujqit

    79

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Cilat janë kushtet për të përfituar pension të plotë, të pjesshëm dhe të reduktuar në Shqipëri

    Si të përfitohet pensioni i plotë

    Ju përfitoni pension të plotë në vendin tonë në moshën 65 vjeç nëse do të keni 35 vjet punë të siguruara në Shqipëri përfshi dhe periudhën që keni qenë ushtar, pavarësisht se keni punuar tornitor i punimit të metalit dhe buldozerist. Në moshën e mësipërme me 24 vjet punë ju përfitoni pension të pjesshëm në masën 69% të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjesëtuar vitet që keni punuar me 35. Po të dëshironi të merrni pension më të lartë para se të plotësoni moshën 65 vjeç mund të bëni sigurime vullnetare duke paguar 49.320 lekë në vit dhe pension shtohet rreth 3%.

    Punonjësit e Kombinatit Metalurgjik
    Mbështetur në nenin 92 të ligjit të sigurimeve shoqërore, nga 1.7.2013 deri më 30.6.2014 punonjësit që kanë punuar Kombinatin Metalurgjik në disa profesione si petëzues, regjistrues, nxjerrës metali në petëzimin e imët, në disa profesione në repartin e furrnaltës, uzinën e çelikut dhe nr.12, përfitojnë pension të plotë në moshën 60 vjeç kur kanë 34 vjet punë gjithsej në vendin tonë dhe nga këto tre të katërtat, baras me 25 vjet e 6 muaj në profesionet e mësipërme. Për sqarime më të hollësishme ju rekomandoj që me librezën e punës të paraqiteni në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore Elbasan.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf