Fadil Kepi/Përfitimi i pensionit për emigrantët, regjisorët, nënat me shumë fëmijë dhe pensioni familjar

    467
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Ja procedurat ligjore për rritjen e moshave të pensioneve

    Pyetje

    Mbas botimit në disa gazeta të përditshme për rritjen e moshave të pensionit në redaksinë e gazetës tonë erdhën disa letra dhe telefonata, nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët ishin të interesuar të dinin më shumë për rritjet e mëtejshme të moshave të pensionit. Ne veçuam disa kërkesa, siç janë ato të minatorëve të nëntokës, punonjësve të administratës, bibliotekës kombëtare dhe një financiere në shkollën e lartë të infermierisë, Tiranë.

     Përgjigje

    Rritjet e moshave dhe viteve të punës për pension sipas gjinisë e profesioneve është kompetencë vetëm e Kuvendit e të Shqipërisë. Legjislacionit për sigurimet shoqërore gjatë 20 vjetëve të fundit i janë bërë disa ndryshime të kësaj natyre dhe konkretisht me ligjin 7703, dt.11.05.1993 dhe ligjin nr.8889 dt.25.04.2002, por gjatë kësaj periudhe ka pasur raste që me ligje të veçanta si ai me nr.10165, dt.15.10.2009, ku mosha e daljes në pension të plotë të minatorëve të nëntokës u ul nga 65 vjeç që ishte parashikuar në ligjin e mësipërm të vitit 2002, në 60 vjeç si dhe u bë ulja e viteve të punës për 5 vjet etj..

    Pyetje

    Dy regjisorë filmi nga Tirana janë të interesuar të dinë për kushtet e përfitimit të pensionit të plotë, reduktuar, dhe procedurat që duhet të ndiqen për pensione të posaçme.

    Përgjigje

    Regjisorët e ndihmësregjisorët e ish-Kinostudios, Teatrit të Operës dhe Baletit, Teatrove, Estradave, Radiotelevizionit, meshkuj,për efekte të përfitimit të pensionit të plotë përfshihen në punë me vështirësi ose të kategorisë së dytë. Deri më 30 qershor 2013, përfitojnë pension të plotë kur plotësojnë 3 kushte njëkohësisht të cilat janë: – mosha 64 vjeç e 6 muaj, -të kenë punuar të siguruar në vendin tonë 35 vjet gjithsej dhe nga këto tre të katërtat, baras me 26 vjet e 3 punë në profesionet e mësipërme ose dhe të punë të tjera të kategorisë së dytë si: mësues, pedagogë, dirigjentë,baletmaestër, koreografë, etj.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf