Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për emigrantët, punonjësit e shtypshkronjave, mësuesit dhe minatorët

    413
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi sqaron për “Telegraf”: Ja si veprohet për t’u siguruar vullnetarisht dhe a përfitohen dy pensione njëkohësisht

    Pensioni për punonjësit e nëntokës

    Bazuar në ligjin nr.10165, datë 15.10.2009, botuar në fletoren zyrtare 150, faqe 6814 “punonjësit e nëntokës, të cilët kanë punuar të siguruar gjithsej 30 vjet, e nga këto 15 nën tokë, marrin pension të plotë në moshën 60 vjeç”, e vërtetuar me fotokopjen e kartës së identitetit. Në periudha pune gjithsej për efekte pensioni përfshihet koha që ju keni përfituar “trajtim të veçantë financiar” si punonjës i nëntokës, të cilën vazhdoni ta përfitoni. Në këtë rast ju nuk duhet të plotësoni dokumente shtesë, mbasi i keni në dosjen e tuaj të trajtimit të veçantë, por duhet vetëm të paraqiteni me kartën e identitetit në sigurimet shoqërore para se plotësoni moshën 60 vjeç

     Sigurimi vullnetar për emigrantët

    Mbështetur në nenin 3 të ligjit të sigurimeve shoqërore, sigurime vullnetare mund të bëjnë të gjithë shtetasit, pavarësisht nga gjinia dhe vendi ku jetojnë, kur plotësojnë moshën 18 vjeç të dokumentuar më pasaportën ose fotokopjen e katrës së identitetit dhe kanë nënshtetësi shqiptare ose dynënshtetësi. Për sigurime vullnetare duhen paguar në vendin tonë 4.110 lekë në muaj, baras me 49.320 lekë në vit për të përfituar pension minimal të plotë kur ka secili 35 vjet të siguruara gjithsej përfshi dhe periudhën që mund të punësohet në Shqipëri. Nëse ndonjëri nga djemtë dëshiron të sigurohet për të marrë pension maksimal duhet të paguajë dyfishin e shumës së mësipërme

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf