Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për emigrantët, nëpunësit, mësuesit dhe oficerët

    358
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Cilat janë procedurat që emigrantët të bëjnë sigurime vullnetare për të përfituar pensione në Shqipëri

    Sigurimet vullnetare për emigrantët

    Sipas nenit 91 të ligjit të sigurimeve shoqërore në vendin tonë, periudha e vazhdimit të studimeve të larta ditën, brenda e jashtë vendit, me ose pa bursë deri në 6 vjet e vërtetuar me kopjen e diplomës gjermane të përkthyer e noterizuar quhet vjetërsi pune duke njësuar një vit të shkollës së lartë me një vit pune për të përfituar pension kur ajo të plotësoj moshën 60 vjeçe, por minimumi i viteve të punës të siguruara për përfitimin e pensionit në Shqipëri është 15 vjet, prandaj për të bërë 15 vjet punë gjithsej ajo ka të drejtë që mbas mbarimit të studimeve, pavarësisht se atje ka filluar punë e siguruar të bëjë edhe sigurime vullnetare në vendin tonë

    Pensioni suplementar për nëpunësit

    Deri më 30.6.2013, mësuesit, pedagogët dhe inspektorët e drejtorive arsimore dhe Ministrisë përfitojnë pension të plotë meshkujt në moshën 64 vjeç e 6 muaj, dhe femrat 59 vjeçe e 6 muaj kur kanë gjithsej 35 vjet punë gjithsej të siguruara dhe nga këto 26 vjet e 3 muaj mësues pedagog dhe inspektor në drejtoritë arsimore dhe Ministri. Përveç pensionit të plotë, do të përfitoni edhe pension suplementar: për kohën që keni punuar shef sektori në dikaster do të merrni edhe pension suplementar 1,3% të pagës mesatare referuese për çdo vit që keni punuar në atë funksion dhe 1% të pagës së mësipërme në vit për kohën që keni punuar inspektor

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf