Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për emigrantët, mjekët, infermieret dhe muratorët

    443
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore z. Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Ja se si trajtohen financiarisht familjet e dëshmorëve të atdheut

    Statusi i Dëshmorëve të Atdheut u njihet:

    Shtetasve shqiptarë që kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (7 prill 1939 deri 29 nëntor 1944) dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që kanë vdekur për shkak të plagëve të marra në luftë ose janë ekzekutuar, ose kanë vdekur nga torturat në burgje e kampe përqendrimi nazifashiste deri më 9 maj 1945.

    -Shtetasve shqiptarë, pjesëtarë të formacioneve ushtarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë jashtë kufijve shtetërorë, deri më 9 maj 1945.

    Sigurimet vullnetare

    Ju dilni në pension 60 vjeçe duke filluar nga data 5 shtator 2014. Për pension të plotë ju duhen 35 vjet punë të siguruara. Me 28 vjet punë do të merrni pension të pjesshëm, rreth 80% të pensionit të plotë i cili llogaritet duke pjesëtuar vitet e punës që keni me 35 që duhen për pension të plotë. Para se të plotësoni moshën e pensionit ju keni të drejtë të paraqiteni në agjencinë e sigurimeve shoqërore në rrethin ku keni banuar dhe të bëni sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës me qëllim të përfitoni pension më të lartë, duke paguar 4.110 lekë në muaj, ose 49.320 lekë në vit dhe pensioni ju shtohet rreth 3% . Nëse paguani për 7 vjet përfitoni pension të plotë. Shuma e pensionit që do të merrni varet nga rroga që keni marrë dhe vitet e punës.,

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf