Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për ekonomistet, mësuesit, emigrantët, ushtarakët dhe elektricistët

    390
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore z. Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Ja si paguhen raportet mjekësore për gratë shtatzëna dhe a mund të pushohen ato nga puna gjatë kësaj kohe?

     Raportet mjekësore për shtatzënat

    Mbështetur në nenin 22 të Kodit të Punës, raportet mjekësore gjatë kohës së shtatzënisë, deri në fillimin e lejes së para lindjes, paguhen me 70% të pagës mesatare ditore bruto të vitit të fundit kalendarik mbi të cilën janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, meqenëse keni më pak se 10 vjet punë të siguruara gjithsej (mbasi vitet e vazhdimit të shkollës së lartë ditën quhen periudhë pune vetëm për efekte të përfitimit të pensionit të pleqërisë). Ndërsa nënat që kanë mbi 10 vjet punë të siguruara, raportet mjekësore për paaftësi të përkohshme në punë përfshi edhe këtë rast të raporteve mjekësore me regjim shtrati paguhen me 80% të pagës së mësipërme.

    Ankesë për shumën e pensionit

    Mbështetur në nenin 86 të ligjit të sigurimeve shoqërore në fuqi, mbasi keni marrë përgjigje zyrtare nga komisioni ankimit në drejtorinë rajonale e sigurimeve shoqërore Korçë, dhe nuk bindeni, keni të drejtë t’i bëni një ankesë tjetër me shkrim Komisionit Epror të Ankimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, duke paraqitur pretendimet tuaja si dhe duke i bashkangjitur një kopje të përgjigjes që keni marrë nga komisioni i ankimit në Korçë, dhe nëse përsëri nuk jeni dakord me përgjigjen zyrtare që do të merrni keni të drejtë t’i drejtoheni gjykatës. Sqaroj se, sipas letrës tuaj ju sqaroni se keni mbaruar shkollën e mesme pedagogjike Elbasan në vitin 1968, duke u titulluar “Mësues i shkollës fillore”.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf