Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për artistët, emigrantët, invalidët dhe specialistët e bujqësisë

    394
    Sigal

    Specialisti i sigurimeve shoqërore, z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Cila është baza ligjore për të marrë pension të plotë nënat me shumë fëmijë?

    Pensioni për artistët

    Artistët e kinematografisë, teatrove, estradave profesioniste pavarësisht nga titujt që kanë

    përfitojnë pension të plotë meshkujt në moshën 65 vjeç dhe femrat 60 vjeçe, kur kanë 35 vjet punë të siguruara në vendin tonë. Aktualisht pensioni maksimal i plotë pa kompensimet është 24.048 lekë në muaj që i shtohen edhe 500 lekë kompensime. Për periudhat që kanë punuar mbi moshën e pensionit  e mbi 35 vjet punë përfitojnë 1% në çdo tremujor shtesë pensioni. Mbas daljes në pension, mbështetur në nenin 5 të ligjit të sigurimeve shoqërore personat që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës, kanë të drejtë të kërkojnë pension të posaçëm, i cili i shtohet pensionit të zakonshëm.

    Masa e pensionit varet nga dy faktorë:

    Vitet e punës dhe nga rroga mujore mbi të cilat janë paguar kontributet. Në vitin 1994 mosha e daljes në pension e meshkujve që kanë punuar në punë të kategorisë së tretë ka qenë 60 vjeç. Mbështetur në nenin 59 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1991, “baza e vlerësuar për llogaritjen e pensionit për personat që kanë dalë në pension në vitin 1994 kanë qenë pagat që janë paguar kontributet e 3 vjetëve rresht në 10 vjetët e fundit të punës të cilën e keni zgjedhur vetë (1985-1994)”. Është e kuptueshme se pagat e asaj periudhe për të gjithë profesionet kanë qenë më e ulët se pagat e viteve të mëvonshme, për rrjedhojë dhe pensionet janë më të ulëta për të njëjtën shkallë kualifikimi

    Pensioni familjar

    Mbështetur në nenet 40 dhe 41 të ligjit të sigurimeve shoqërore, ju keni të drejtë të vazhdoni të merrni pensionin tuaj ose gjysmën e pensionit të bashkëshortit që ai ka marrë nga dita që ndërroi jetë, (pra 50% të pensionit të zakonshëm të pleqërisë dhe atij suplementar). Nëse jetoni e vetme e vërtetuar me certifikatën e gjendjes familjare (pavarësisht nga numri i fëmijëve), kompensimi i energjisë elektrike bëhet nga 350 në 700 lekë në muaj. Për këtë duhet të dërgoni në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore certifikatën e vdekjes së burrit, librezën e tij të pensionit dhe librezën e pagesës së detyrimeve të energjisë elektrike të shpenzuar të cilën duhet ta ndryshoni dhe ta bëni në emrin tuaj.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf