Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për akademikët, nëpunësit e shtetit, minatorët dhe ushtarakët

    345
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf” dhe shikuesit e emisionit “Koha për t’u zgjuar”: Çfarë duhet të bëjmë kur pensioni caktohet mbi rrogën që janë paguar kontributet dhe jo mbi atë që është marrë

    Rillogaritja e pensionit

    Ju duhet t’i kërkoni drejtuesit të qendrës së punës t’ju paguaj diferencat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të papaguara. Nëse këtë çështje nuk e zgjidhni me mirëkuptim keni të drejtë t’i drejtoheni gjykatës. Nga dita që qendra e punës do t’i paguaj kontributet sipas rrogës reale që keni marrë ju lind e drejta t’i kërkoni Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Shkodër rillogaritjen e pensionit në mbështetje të nenit 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore ku thuhet: “ e drejta e pensionit nuk parashkruhet”, pra të drejtën për të marrë pension në përputhje me kontributet e paguara keni të drejtë ta kërkoni në çdo kohë.

    Pensionet shtetërore suplementare

    Mbështetur në nenin 7 të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, i interesuari përfiton dy paga mujore në qendrën e tij të punës ku ka kryer detyrën e mësipërme dhe pas këtyre pagave, merr pagesë kalimtare pranë sigurimeve shoqërore të barabartë me 40% të pagës referuese për 12 muaj nga momenti i largimit nga funksioni nëse nuk ripunësohet. Periudha e qëndrimit pa punë deri në 12 muaj i quhet vjetërsi pune për efekte pensioni mbasi kur ka qenë në detyrë ka paguar kontribute të sigurimeve shoqërore suplementare çdo muaj 3% të pagës bruto. Kontributet në këto raste paguhen nga buxheti i shtetit.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf