Fadil Kepi: Pensioni për ushtarakët, punonjësit e bashkisë, saldatorë, nënat me shumë fëmijë, minatorët, mësuesit dhe ekonomistë

    403
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pension të plotë dhe të reduktuar me ligjin aktual dhe ligjin e ri

    Del në pension kur mbush moshën, edhe pse punon më pas

     Punonjëset femra dhe meshkuj të cilët plotësojnë kushtet e pensionit deri më 31.12.2014, femrat 60 vjeçe e meshkujt 65 vjeç dhe kanë 35 vjet punë gjithsej të siguruara në vendin tonë, përfshi dhe periudhën e vazhdimit të shkollës së lartë ditën për femra dhe atë të shërbimit ushtarak të detyrueshëm për meshkuj, pensioni do t’u llogaritet sipas Ligjit të Sigurimeve Shoqërore Nr.7703, datë 11.5.1993, pavarësisht se për nevoja pune do të vazhdoni të punoni për të zëvendësuar kolegun/kolegen tuaj. Për muajt që do të punoni mbi moshën e pensionit dhe mbi 35 vjet punë të siguruara do të përfitoni 0,34 % shtesë pensioni për çdo muaj.

     Njësohen profesionet, nuk ka më kategorizime

     Profesioni i saldatorit, tornitorit të punimeve të metalit, elektrovinçierit dhe disa profesioneve të tjera për efekte pensioni përfshiheshin në punë të kategorisë së dytë dhe kanë përfituar pension të plotë edhe 55 vjeç. Nga data 1.7.2013 e në vazhdim, mbështetur në Ligjin e Sigurimeve Shoqërore të ndryshuar, mosha e pensionit të meshkujve për kategorinë e dytë të punëve u bë 65 vjeç dhe me ligjin e ri nga 1.1.2033 do të rritet përsëri me 2 muaj në vit deri sa nga 1.1.2056, do të dalin në pension të plotë 67 vjeç kur kanë 40 vjet punë të siguruara gjithsej në vendin tonë.

    Pensioni për minatorët e nëntokës sipas pr/ligjit të ri

     Mbështetur në Ligjin Nr.8685, datë 9.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që kishin punuar të siguruar jo më pak se 23 vjet në vendin dhe nga këto 11 vjet e 6 muaj në nëntokë në rastet, kur nuk ushtronin veprimtari ekonomike, përfituan trajtim të veçantë financiar deri në plotësimin e moshës së pensionit të pleqërisë. Me projektligjin e ri që Qeveria ka dërguar për miratim në Parlament është parashikuar që kjo kategori nga 1.1.2015 të përfitojë pension të plotë në moshën 55 vjeç, të kenë 30 vjet punë gjithsej, përfshi dhe kohën e trajtimit të veçantë dhe nga këto 11 vjet e 6 muaj në nëntokë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf