Fadil Kepi: Pensioni për të vetëpunësuarit, mësuesit, ushtarakët, emigrantët dhe inxhinierët

    58

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Cila është rruga ligjore që duhet të ndiqni për përfituar pension invaliditeti?

    Rritja e moshës me dy muaj…

    Nga 1 janari i vitit të ardhshëm vitet e pensionit me dy muaj në vit shtohen vetëm për femrat, ndërsa për meshkujt shtesa me një muaj në vit fillon në vitin 2032. Vit i plotë pune në ish-kooperativat bujqësore për meshkujt nga 1.1.1972, quhet kur keni realizuar 280 ditë pune në një vit kalendarik, nëse ndonjë vit keni bërë 140 ditë pune, për shembull ju quhet 6 muaj punë për pension. Dokumentet për pension mund t’i plotësoni dhe dorëzoni në agjencinë e sigurimeve shoqërore Durrës deri 12 muaj përpara se të plotësoni moshën për pension.

    Pensioni familjar

    Mbështetur në nenet 41 e 42 të ligjit të sigurimeve shoqërore në fuqi, të interesuarës nga dita që i ka vdekur burri do të marrë 50% të pensionit të ish bashkëshortit, në qoftë se ajo është pa punë dhe nuk ka marrë tokë sipas ligjit, mbasi personat që kanë tokë quhen të vetëpunësuar dhe nuk përfitojnë pension familjar nga burri që ndërron jetë. Të dy fëmijëve të saj që kanë mbaruar shkollat e larta nuk u takon pension familjar sepse sipas ligjit të mësipërm fëmijët që vazhdojnë shkollat e larta marrin pension familjar nga babai i tyre që nuk jeton deri 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën ditën dhe jo kur e kanë mbaruar atë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf