Fadil Kepi: Pensioni për punonjësit mësimor-shkencor, polumbarët, të burgosurit ordiner, punonjësit e administratës publike, mës

    411
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar dhe familjar me Ligjin e ri të Sigurimeve Shoqërore

    Pensioni për polumbarët

    Puna e polombarëve për efekte pensioni përfshihet në punë të kategorisë së parë ose shumë të vështirë. Mbështetur në Ligjin e ri të Sigurimeve Shoqërore nr.104/2014, datë 31.7.2014, botuar në Fletoren zyrtare 137, gjatë vitit 2015, polumbarët dalin në pension të plotë në moshën 61 vjeç, kur kanë gjithsej 35 vjet e 4 muaj punë gjithsej të siguruar në vendin tonë, përfshi dhe periudhën që kanë qenë ushtar dhe nga këto 26 vjet e 6 muaj të kenë punuar polumbar.

    Pensioni për të burgosurit ordinerë

    Në nenet 34 e 35 të Ligjit Nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat e trajtimin e të dënuarve me burgim”, (ordiner), shpallur me dekretin Nr.2076, datë 30.4.1998 të Presidentit të Republikës, i cili ka hyrë në fuqi 15 ditë mbas botimit në Fletoren Zyrtare thuhet: “Puna gjatë vuajtjes së dënimit është me shpërblim dhe përfshihet në vjetërsinë në punë për efekte pensioni”. Nëse dënimin për motive ordinere e keni kryer para hyrjes në fuqi të ligjit të mësipërm, nuk ju quhet vjetërsi pune, sepse ligji nuk ka fuqi prapavepruese.

    Pensioni i reduktuar

    Edhe me Ligjin e ri të Sigurimeve Shoqërore, do të vazhdojë dalja në pension të reduktuar për femra dhe meshkuj deri 3 vjet para plotësimit të moshës për pension të plotë, nëse kanë plotësuar vitet e punës për pension të plotë, kur të interesuarit janë pa punë, të pavetëpunësuar, s’kanë tokë sipas ligjit dhe nuk janë punëdhënës. Pensioni i reduktuar në krahasim me pensionin e plotë ulet me 0,6 % për çdo muaj, baras me 7,2 % për një vit, me 14,4 % për 2 vjet dhe për 3 vjet 21,6 %. (36 muaj shumëzuar me 0,6%).

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf