Fadil Kepi: Pensioni për punonjësit e policisë, punonjëset e bibliotekave, punonjësit e policisë pyjore, minatorët e nëntokës dh

    398
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar dhe familjar me ligjin aktual dhe ligjin e ri

    Shtesa e pensionit nga puna mbi moshën e pensionimit

    Femrat që deri në fund të vitit 2014, kanë punuar mbi moshën 60 vjeçe dhe më shumë se 35 vjet punë të siguruara, përfitojnë 0,34 % shtesë pensioni për çdo muaj, e barabartë me 1 % në çdo tremujor, ose 4 % në vit. Ndërsa nga viti 2015, sipas nenit 33 të Ligjit të ri të Sigurimeve Shoqërore Nr.104/2014, botuar në Fletoren Zyrtare 137, kur i interesuari punon mbi kushtet e pensionit të plotë merr shtesë pensioni 0,5 % për çdo muaj baras me 6 % në vit. Mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr.478, datë 16.6.2010, punonjësit e institucioneve buxhetore dalin në pension kur plotësojnë kushtet me qëllim që të punësohen të rejat e të rinjtë, ndërsa në bibliotekat e universiteteve private, vazhdimi i punës mbi moshën e pensionit është në kompetencë të titullarit të institucionit.

     Minatorët që përfitojnë nga ligji i ri

    Nga ligji i ri i pensioneve për minatorët që kanë punuar në nëntokë, do të përfitojnë vetëm minatorët e nëntokës të cilat nuk dalë ende në pension, kur plotësojnë tre kushte të cilat janë: mosha 55 vjeç e lart; të kenë gjithsej 30 vjet punë të siguruara në vendin tonë, përfshi dhe kohën që kanë qenë ushtar dhe nga këto 12,5 vjet të kenë punuar në miniera nën tokë. Minatorët e nëntokës të cilët kanë përfituar trajtim financiar sipas Ligjit Nr.8685, datë 9.11.2000, do të marrin pension të plotë, kur kanë gjithsej 30 vjet të punuara në nëntokë (përfshi dhe vitet që kanë marrë trajtim të veçantë) dhe nga këto 11,5 vjet në nëntokë. Ligji Nr.150/2014, datë 6.11.2014, botuar në Fletoren Zyrtare 182 datë 1 dhjetor hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, pra nga data 16 dhjetor 2014.

     Kush përfiton nga falja e kamatëvonesave në bujqësi

    Sipas ligjit të Kuvendit “Për faljen e kamatëvonesave të vetëpunësuarve në bujqësi…”, fermerët të cilët kanë marrë tokë sipas Ligjit Nr.7501, datë 19.7.1991, banojnë në një qark ku e kanë marrë tokën dhe e punojnë atë, pavarësisht se janë në emigracion, kanë të drejtë të sigurohen si të vetëpunësuar në bujqësi nga mosha 16 vjeç, për periudhat 1.10.1993 deri në fund të vitit 2014. Në zonat fushore, ku përfshihet qarku i Vlorës, etj., duhen paguar 201.376 lekë për 21 vjet e 3 muaj, duke përfituar, nga kamatëvonesat e falura, 120 mijë lekë. Pagesat duhet kryer brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Për sqarime më të hollësishme duhet të paraqiteni në komunën, ku keni marrë tokën në pronësi. Instituti i Sigurimeve Shoqërore për këtë problem ka dhënë udhëzimet e nevojshme.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf