Fadil Kepi: Pensioni për punonjësit e nëntokës, emigrantët, mësuesit dhe mjekët

    40

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Si përfitohet leja e lindjes dhe cila është baza ligjore?

    Si përfitohet leja e lindjes

    Periudha e lejes së lindjes është 365 ditë kalendarike kur gruaja lind një fëmijë, nga të cilat 35 ditë jepen paralindjes dhe 330 ditë mbas lindjes, në rastet kur ajo në shtatzëni ka binjakë ose më shumë fëmijë leja e lindjes është 390 ditë kalendarike nga të cilat 60 ditë kalendarike para lindjes dhe 330 ditë pas lindjes. Leje e detyrueshme janë ditët e para lindjes dhe 42 pas lindjes. Mbas 42 ditëve nëna vendos vetë të paraqitet në punë dhe nëse është zëvendësuar me një tjetër, përparësinë e ka nëna që ishte me leje lindje. Ditët e paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes paguhen me 80% të pagës mesatare ditore

    Pensioni për emigrantët

    Juve ju ka lindur e drejta për të marrë pension në Shqipëri nga dita që keni mbushur moshën 60 vjeçe. Për pension të plotë ju kërkohen 35 vjet punë të siguruara përfshi dhe periudhën e studimeve të larta ditën brenda ose jashtë vendit, me ose pa bursë. Me vitet e punës që keni punuar e siguruar ju përfitoni rreth 50% të pensionit të plotë. Dokumentet për pension janë: libreza e punës, certifikata e gjendjes familjare, martesës, fotokopje e kartës së identitetit, fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë ditën, vërtetim i pagës për periudhën 1.1.1994 deri ditën që ju keni ndërprerë marrëdhëniet financiare me qendrën e punës.

    Punonjësit e nëntokës

    Meqenëse ka patur dhe raste të tjera që minatorët e nëntokës kanë marrë të njëjtën përgjigje negative nga sigurimet shoqërore në Korçë, gazeta “Telegraf” e ka botuar të plotë përmbajtjen e ligjit nr.10165, datë 15.10.2009, për daljen e punonjësve të nëntokës në pension, i cili sipas Kushtetutës ka hyrë në fuqi mbas botimit ne fletoren zyrtare, por përsëri sigurimet shoqërore sipas letrës tuaj vazhdojnë të mos e zbatojnë ligjin e mësipërm. Për këtë mendoj që t’i bëni një ankesë Drejtoreshës së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore duke i dërguar të plotë përgjigjen zyrtare që keni marrë, ose t’i drejtoheni gjykatës administrative

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf