Fadil Kepi: Pensioni për profesorët, mësuesit, nënat me shumë fëmijë, naftëtarët…

    403
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar dhe familjar me ligjin aktual dhe ligjin e ri

    …. & tornitorët e metaleve, policët e vendores, minatorët, elektricistët dhe punonjësit e shëndetësisë

    Pensioni i reduktuar me ligjin e ri

     Pensionet e reduktuara do të vazhdojnë edhe nga viti 2015 e në vazhdim, kur hyn në fuqi Ligji i ri i Sigurimeve Shoqërore. Pra, femrat dhe meshkujt, kur plotësojnë vitet e punës për pension të plotë dhe janë pa punë e të pavetëpunësuar përfitojnë pension të reduktuar deri në 3 vjet para plotësimit të moshës së pensionit të plotë. Masa e pensionit të reduktuar në krahasim me pensionin e plotë ulet 0,6 % për çdo muaj, baras me 7,2 % kur del një vit para pensionit të plotë, 14,4 % kur del 2 vjet para dhe 21,6 % kur del 3 vjet para pensionit të plotë. Ky pension shtohet sa herë rriten pensionet, por mbetet për gjithë kohën e gëzimit të pensionit i reduktuar e nuk kthehet në pension të plotë.

    Pensioni për profesorët

     Sipas Ligjit të Arsimit të Lartë pedagogët me grada shkencore “Profesor” dalin në pension të plotë në moshën 68 vjeç, pavarësisht nga gjinia. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.478, datë 16.6.2010, botuar në Fletoren Zyrtare 95, “punonjësit e institucioneve buxhetore dalin në pension kur plotësojnë kushtet”, me qëllim që të hapen vende të reja pune. Mbas daljes në pension, në marrëveshje me Rektoratin mund të vazhdoni të punoni si pedagog i jashtëm, duke u paguar me honorare sipas kritereve të caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Mbështetur në Ligjin nr.10139, datë 15.5.2009, “Profesorët”, “Asistent Profesorët”, “Mjeshtërit dhe Drejtuesit e Kërkimeve” përfitojnë edhe pension suplementar

    Pensioni për policët e vendores

     Mbështetur në Ligjin Nr.10142, datë 15.5.2009, botuar në Fletoren Zyrtare 87, i cili ka hyrë në fuqi nga data 1.7.2009, përfitojnë pensione suplementare ushtarakët që kanë punuar në Forcat e Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Nuk përfitojnë pensione suplementare punonjësit e policisë bashkiake, të komunave, policisë pyjore, elektrike, ndërtimore, policive private, etj..

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf