Fadil Kepi: Pensioni për pedagogët, veterinerët, të vetëpunësuarit në bujqësi, nënat me shumë fëmijë, shef sektori në ministri

    444
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pension të plotë të reduktuar dhe familjar

    Pensioni i ish kooperativistëve me ligjin e ri

    Do të përfitoni pension shteti, pavarësisht se në ish kooperativën bujqësore keni punuar më shumë vite i siguruar. Pensioni do t’ju llogaritet sipas formulës të caktuar në Reformën e Re të Pensioneve e cila përbëhet nga një pension bazë dhe 1% të pagës mesatare për çdo vit pune të siguruar. Dokumentet për pension mund t’i plotësoni dhe dorëzoni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Përmet, deri 12 muaj kalendarike para plotësimit të moshës së pensionit. Për sqarime më të hollësishme mund të paraqiteni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër.

    Pensioni suplementar për punonjësit e shtetit

    Konform Ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, ju përfitoni edhe pension suplementar për periudhat që keni punuar në dikastere nga datë 1.4.1991 deri ditën që keni ndërprerë marrëdhëniet financiare me qendrën. Për periudhën që keni punuar “Specialist” në ministri pensioni suplementar llogaritet me 1,1% të pagës mesatare referuese për çdo vit dhe për kohën që keni qenë “drejtor drejtorie” apo “shef sektori” në dikastere, me 1,3% në vit të pagës referuese për çdo vit shërbimi që do t’i merrni në drejtoritë e financës.

    Pensioni për mësueset

    Nga 1 janari i vitit 2015 deri në vitin 2032 me Reformën e re të Pensioneve, fillon rritja e moshës së pensionit për femra me 2 muaj në vit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave 478, datë 16.6.2010, “punonjëset e institucioneve buxhetore dalin në pension, kur plotësojnë kushtet”, me qëllim që të hapen vende të reja pune për mësueset që plotësojnë kriteret e caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Mbas daljes në pension, nëse ripunësoheni në sektorin privat përfitoni njëkohësisht pensionin, shtesat dhe rrogën, por jeni e detyruar që për kohën e punësimit të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf