Fadil Kepi: Pensioni për naftëtarët, mjekët, punonjësit në pastrimin kimik, invalidët, mësuesit, elektricistët dhe ushtarakët

    467
    Sigal

    Kushtet për të përfituar pension të posaçëm

    Sipas Nenit 5 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore Nr.7703, datë 11.5.1993, për “Pensionet e Posaçme”, i cili do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe me Ligjin e ri të Pensioneve që hyn në fuqi nga 1.1.2015, “personat që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushat e shkencës, kulturës e arteve, ekonomisë dhe politikës”, mbasi dalin në pension pleqërie, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.429, datë 12.9.2002, kanë të drejtë të bëjnë kërkesë në Këshillin e Qarkut, shoqëruar me kërkesën tuaj, rezultatet që keni arritur, fotokopjen e noterizuar të Titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”, çmime dhe medalje të tjera nëse keni marrë. Këshilli i Qarkut, mbasi i shqyrton dhe miraton ato, ia paraqet Këshillit të Ministrave për miratim përfundimtar.

    A quhet vjetërsi pune, koha jashtë vendit për bashkëshortët e ambasadorëve?

    Periudha që ju keni ndërprerë punën për shkak se shoqëruat bashkëshortin në Ambasadat e Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, mbështetur në Nenin 47 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore nr.4171, datë 13.9.1966, ju quhet vjetërsi pune, e vërtetuar me dokument zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme. (Ky ligj vepron deri më 30 shtator 1993). Nëse i mblidhni këto periudha dhe ju dalin 35 vjet, ju përfitoni pension të plotë nga dita që bëheni 60 vjeçe, nëse dalin më pak, për periudhat që keni qenë pa punë nga 1.10.1993 e në vazhdim, keni të drejtë të bëni sigurime vullnetare, duke paguar 4.420 lekë në muaj, e barabartë me 53.034 lekë në vit, mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 457, datë 9.7.2014.

    Pensioni për ushtarakët, sipas ligjit të ri

    Në Ligjin e ri të Sigurimeve Shoqërore, që hyn në fuqi vitin e ardhshëm, për ushtarakët si dhe profesionet e tjera bëhen këto ndryshime: Femrave u shtohet mosha e pensionit me 2 muaj në vit deri në vitin 2056, kur do të dalin në pension 67 vjeçe dhe vitet e punës për pension të plotë nga 35 që duhen deri më 31.12.2014, u shtohen me 4 muaj në vit deri sa nga data 1.1.2029 për pension të plotë do të kërkohen 40 vjet punë të siguruara në vendin tonë për femra dhe meshkuj. Meshkujt deri në vitin 2032 do të dalin në pension 65 vjeç dhe nga ky vit deri në 2056 mosha e pensionit u shtohet 1 muaj çdo vit deri në vitin 2056, kur femra e meshkuj do të dalin në pension në moshë të barabartë 67 vjeç, ndërsa kushtet e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe ato suplementare nuk ndryshojnë.

     …

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf