Fadil Kepi: Pensioni për minatorët, shkrirësit e çelikut, infermieret, mësuesit, të vetëpunësuarit në biznes, agronomët, invalid

    453
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar, familjar, raportet mjekësore dhe lejen e lindjes

    Ripunësimi i pensionistëve në shtet

     Nëse një pensionist ripunësohet në shtet, duhet t’i njoftojë me shkrim DRSSH-së, adresën zyrtare të qendrës ku është punësuar për datën e rifillimit të punës dhe pagën mujore bruto, që t’i ndërpritet pensioni, mbasi kur ripunësohesh në shtet, nuk mund të marrësh njëkohësisht pension dhe rrogë. Mbasi ta rilejë punën njofton DRSSh-në zyrtarisht për datën e fundit që është paguar me rrogë dhe të nesërmen i rifillon pagesa e pensionit. Sipas nenit 19 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore Nr.104/2014, “Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5% për çdo muaj ndërprerje, baras me 6% në vit”.

    Ripunësimi i pensionistëve në privat

     Në rastet kur pensionisti ripunësohet në sektor privat, mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.551, datë 8.11.1993, ai ose ajo vazhdon të marrë pensionin bashkë me shtesat dhe njëkohësisht edhe rrogën në sektorin privat, por, është i detyruar që të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore. por në ndryshim nga ata që ripunësohen në shtet, mbasi ta rilejë punën, nuk përfiton shtesë pensioni për vitet e ripunësuara.

    Pensionistët që kanë marrë tokë sipas ligjit

     Ndryshe nga pensionistët që ripunësohen në administratën shtetërore apo në sektor privat (të cilët janë të detyruar të paguajnë sigurime shoqërore), vetëm ata, të cilët kanë marrë tokë sipas ligjit, mund të ripunësohen në punë bujqësore, blegtorale, pemëtari, etj. dhe të vazhdojnë të marrin njëkohësisht pensionin e të ardhurat nga aktiviteti bujqësor e blegtoral dhe mos të paguajnë më kontribute të sigurimeve shoqërore.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf