Fadil Kepi: Pensioni për minatorët e nëntokës, inxhinierët elektrikë, financierët, mësuesit

    390
    Pensioni për minatorët që kanë marrë trajtim të veçantë financiar
    Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr.150/2014, datë 6 nëntor 2014, ka vendosur që minatorët e nëntokës të cilët kanë përfituar trajtim të veçantë financiar nga Ligji nr.8685, datë 9.11.2000, përfitojnë pension të plotë kur plotësojnë këto 3 kushte njëkohësisht: mosha 55 vjeç, të kenë punuar gjithsej të siguruar 30 vjet punë, ku përfshihet edhe periudha e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe ajo që kanë marrë trajtim të veçantë financiar dhe nga këto, 11 vjet e 6 muaj të kenë punuar në miniera në nëntokë. Kontributet e sigurimeve shoqërore për vitet që ka përfituar trajtim të veçantë financiar janë paguar nga buxheti i shtetit, me pagën minimale 22.000 lekë në muaj. 
    Shkolla e lartë, vjetërsi pune për pension deri në vitin 2032
    Sipas nenit 42 të Ligjit 104/2014, datë 31.7.2014, botuar në Fletoren Zyrtare 137, periudha e vazhdimit të shkollës së lartë ditën do t’u quhet vjetërsi pune për pension femrave të cilat do të dalin në pension deri më 31.12.2032. Atyre që do të dalin në pension nga data 1.1.2033 e në vazhdim, nuk do t’u quhet vjetërsi pune periudha e studimeve të larta ditën. Me ligjin e mësipërm të sigurimeve shoqërore, nga data 1.1.2015 e në vazhdim masa e pensionit nuk ka “tavan”, por varet nga shuma e viteve të punës të siguruara dhe paga mesatare e të gjithë viteve të punës, për të cilat janë paguar kontributet.
    E drejta e pensionistëve për ripunësim
    Personat që dalin në pension të plotë kanë të drejtë të ripunësohen në sektorin privat, e të marrin njëkohësisht pensionin dhe shtesat që bëhen me vendime të Qeverisë dhe rrogën në vendin e punës, por qendrat e punës janë të detyruar t’i sigurojnë njëlloj si ata/ato që nuk kanë dalë në pension. Kështu, ka raste që mësuese pensioniste ripunësohen në shkolla private, farmacistet që dalin në pension, vazhdojnë të punojnë në farmacitë e tyre, etj.. Personat që banojnë në fshatra dhe kanë marrë tokë, kanë të drejtë të punojnë në aktivitetin e tyre bujqësor e blegtoral e të marrin njëkohësisht pensionin dhe të ardhurat nga puna si fermer dhe nuk paguajnë kontribute.
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal