Fadil Kepi: Pensioni për mësuesit, emigrantët, vetësiguruarit dhe peshkatarët

    381
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kur duhet të paguajnë kontributet gratë shtatzëna për të përfituar shpërblimin e lindjes

    Pensioni për peshkatarët

    Peshkatarët që nuk janë të punësuar, punëdhënës apo të vetëpunësuar qoftë dhe në bujqësi  kur kanë 35 vjet punë të siguruara me dëshirën e tyre kanë të drejtë të kërkojnë të dalin në pension të reduktuar edhe 3 vjet para moshës 65 vjeç, ose 62 vjeç me 78,4% të pensionit të plotë, në moshën 63 vjeç me 85,6% dhe 64 vjeç me 92,8% të pensionit të plotë. Dokumentet për pension mund t’i plotësojnë dhe dorëzojnë në agjencitë e sigurimeve shoqërore deri 12 muaj para plotësimit të moshës së pensioni të plotë ose të reduktuar.

    Përfitimi për nenat më shumë fëmijë

    Sipas nenit 93 të ligjit të sigurimeve shoqërore, nënat që kanë lindur 6 e më shumë fëmijë, i kanë rritur mbi 8 vjeç dhe kanë punuar të siguruar në vendin tonë mbi 30 vjet gjithsej, përfitojnë pension të plotë në moshën 50 vjeçe. Pavarësisht se i keni plotësuar të 3 kushtet e mësipërme, fakti që emri juaj i shënuar në librezën e punës ndryshonte me atë të kartës së identitetit, duhej saktësuar vetëm me vendim gjykate të formës së prerë që është vetëm vendimi i gjykatës së Apelit, i cili është marrë mbas 12 muajve që kishit plotësuar moshën 50 vjeçe.

    Pensioni për emigrantët

    Në vendin tonë ai përfiton pension në moshën 65 vjeç nëse do të ketë 15 deri 35 vjet punë të siguruar në Shqipëri, të dokumentuara me librezën e tij të punës mbi moshën 16 vjeç. Periudha njëvjeçare që ju keni paguar, që ai mos të shkoj ushtar, nuk quhet vjetërsi pune për pension. Vetëm personat që e kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak u quhet vjetërsi pune sipas vërtetimit të lëshuar nga Dega ushtarake. Ai ka të drejtë të bëjë sigurime vullnetare duke paguar 49.320 lekë në vit pavarësisht se banon e punon i siguruar në Itali nëse ka nënshtetësi shqiptare ose dy nënshtetësi.