Fadil Kepi: Pensioni për infermierët, punonjëset e minierave mbi tokë dhe minatorët e nëntokës, mësueset dhe drejtorët e shkolla

    350
    Sigal

    Specialisti z. Fadil Kepi sqaron: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar dhe familjar me ligjin e ri dhe atë në fuqi

    Pagesa për lejen e lindjes

    Sipas Nenit 27 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore Nr.7703, datë 11,5.1993, për të përfituar lejen e lindjes me pagesë duhet që para se të filloni lejen e paralindjes duhej të kishit punuar e siguruar të paktën 12 muaj kalendarike në qendra pune shtetërore, private ose të kishit bërë sigurime si e vetëpunësuar në bujqësi, nëse kishit marrë tokë sipas ligjit.. Shpërblimin e lindjes të fëmijës prej 11 mijë lekë e përfiton bashkëshorti juaj, nëse ka qenë i siguruar në punën e tij mbi 12 muaj gjithsej, duke paraqitur në degën e financës të qendrës së tij të punës certifikatën e lindjes së fëmijës, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

    E drejta e pensionistëve për t’u punësuar

    Mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr.551, datë 8.11.1993, pensionistët kanë të drejtë të punësohen në sektorë privat e të përfitojnë njëkohësisht pensionin bashkë me shtesat që bëhen dhe rrogën në sektorin privat, por qendrat e punës janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore njëlloj si të punësuarve të tjerë të cilët nuk kanë dalë në pension dhe pjesën e kontributeve që paguajnë të vetëpunësuarit t’ua mbajnë nga rroga mujore, edhe pensionistëve. Kur të rilënë punën, për vitet që kanë punuar në moshën e pensionit e kanë paguar kontribute, nuk përfitojnë pension shtesë.

    A quhet vjetërsi pune për pension koha e burgimit?

    Mbështetur në ligjin Nr.7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” quhet vjetërsi pune për pension, kur dënimi me heqje të lirisë është kryer për motive politike. Në këtë rast, një vit burgim quhet 2 vjet punë e kategorisë së parë dhe një vit internim ose dëbim mbi moshën 15 vjeç quhet një vit punë. Sipas ligjit Nr.8328, datë 16.4.1998, për të dënuarit për motive ordinere, “kur të dënuarit kanë punuar me shpërblim përfshihet në vjetërsinë e punës për efekte pensioni”. Nëse, dënimi është kryer para hyrjes në fuqi të ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1998, koha e burgimit nuk quhet vjetërsi pune për pension.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf