Fadil Kepi: Pensioni për emigrantët, mësuesit, policinë, bujqit dhe shoferët

    390
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pension të plotë dhe të reduktuar

    Pensioni i parakohshëm

    Sipas nenit 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore në fuqi, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ushtarak ju ka takuar të merrni deri ditën që keni plotësuar moshën për pension pleqërie dhe suplementar 64 vjeç më 23 shkurt 2012, sipas ligjit 10142, datë 15.5.2009, “Për pensionet suplementare të ushtarakëve”. Këtë kërkesë duhej të bënit pranë sigurimeve shoqërore Tiranë brenda 12 muajve kalendarike pasi plotësuat moshën 64 vjeç deri më 23.2.2013. Meqenëse jeni paraqitur në sigurimet shoqërore mbas këtij afati, pensionin e pleqërisë dhe suplementar sipas nenit të mësipërm ju takon nga data e paraqitjes së kërkesës.

    Pensioni i reduktuar për mësuesit

    Nëse dëshironi të merrni pension më të lartë para se të plotësoni moshën e pensionit keni të drejtë të paraqiteni në agjencinë e sigurimeve shoqërore në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë dhe të bëni një kontratë për sigurime vullnetare duke paguar 49.320 lekë për një vit dhe pensioni shtohet rreth 3%. Në pension të reduktuar nuk mund të dilni para moshës 60 vjeçe mbasi nuk keni 35 vjet punë të siguruara. Vitet e punës të siguruara keni punuar jashtë vendit janë të vlefshme vetëm për të marrë pension sipas ligjit përkatës të sigurimeve shoqërore të atij vendi. Mosha e daljes në pension deri në fund të këtij viti nuk rritet.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf