Fadil Kepi: Pensionet suplementare, si veprohet kur femrat kanë dy mbiemra dhe kushtet për sigurimin vullnetar të emigrantëve

    365
    Një lexues i gazetës “Telegraf” nga Tirana, shkruan: në 16 dhjetor të këtij viti plotësoj moshën e pensionit 65 vjeç. Kam punuar mësues, drejtor shkolle dhe 8 vitet e fundit Sekretar i Komunës. Pyes, a më takon pension suplementar për periudhën që kam kryer detyrën e mësipërme në komunë?

    Ju do të përfitoni pension të plotë në moshën e mësipërme, nëse keni gjithsej 35 vjet e 4 muaj të siguruara në vendin tonë. Nuk përfitojnë pension suplementar, asnjë nga punonjësit e komunave, por kryetarët e Bashkive, kryetarët e Këshillave të Rretheve

    Një lexues nga Lezha në letrën e tij bën 2 pyetje: 1- Si llogaritet periudha e punuar me detyrën nënoficer aktiv në ushtri dhe 2- A duhet të mbajnë përgjegjësi punonjësit e sigurimeve shoqërore, kur mbas 20 vjetëve që kanë caktuar pensionin, auditi, zbulon se ndonjë nga dokumentet është i pasaktë dhe pensionistit i mbajnë nga pensioni, shumat e marra tepër?

    Për pyetjen e parë, mbështetur në Kodin e Punës, vite pune për pension quhen të gjitha periudhat e punës, të siguruara në vend e të dokumentuara nga mosha 16 vjeç, pavarësisht nga gjinia. Sipas nenit/ligjit Nr. 10142, datë 15.05.2009, për periudhën e punuar si ushtarak efektiv, kur plotësojnë moshën për pension pleqërie përfitojnë edhe pension suplementar, pavarësisht nga grada dhe periudha kur kanë punuar si ushtarak. Për pyetjen e dytë, mbështetur në nenin 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore, 
    për më tepër lexoni Gazetën telegraf 
    Sigal