Fadil Kepi/ Pensionet për pedagogët, artistët, mësuesit e merituar, nënat me shumë fëmijë, minatorët e nëntokës dhe emigrantët

    376
    Pyetje
    Violinisti i mirënjohur i Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar z.Pandeli Gjezi nga Spanja shkruan: Jam i datëlindjes 23 shtator 1953. Në vendin tonë kam punuar në profesion 14 vjet e një muaj. Pyes cilat janë kushtet për të përfituar pension në Shqipëri.
    Përgjigje
    Ju do të merrni pension në vendin tonë në moshën 65 vjeç, duke filluar nga data 23.09.2018 nëse do të keni 15 deri 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara. Minimumi i domosdoshëm i viteve të punës të siguruara për pension është 15 vjet. Meqenëse ju keni më pak, me dëshirë mund të bëni sigurime vullnetare duke paguar 4.725 lekë në muaj ose 57.024 lekë në vit. Nëse dëshironi të merrni pension më të lartë mund të vazhdoni të paguani kontributet vullnetare për periudhat që nuk keni punuar në vendin tonë nga data 01.10.1993, deri një ditë para plotësimit të moshës së pensionit.
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal