Fadil Kepi: Pensionet për minatorët e nëntokës, invalidët dhe punëtorët e sektorit privat

    373
    Pyetje 
    Disa minatorë nga rrethe të ndryshme të vendit, të cilët kanë punuar në miniera në nëntokë dhe nga viti 2000 kanë përfituar “Trajtim të veçantë financiar”, kohët e fundit, kanë përfituar pension pleqërie në masën 14.400 lekë në muaj përfshi dhe kompensimet. Ata mendojnë se shuma e pensionit është e ulët, prandaj duan të dinë cila është baza ligjore mbi të cilën është llogaritur dhe si mund të kërkojnë rillogariten e pensionit nëse mund të jetë bërë ndonjë gabim?
    Përgjigje
    Trajtim të veçantë sipas ligjit nr.8685, datë 09.11.2000, përfituan minatorët e nëntokës të cilët kishin punuar të siguruar në vendin tonë gjithsej, jo ma pak se 23 vjet përfshi dhe periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe nga këto: në miniera në nëntokë jo më pak se 11 vjet e 6 muaj. Masa e trajtimit të veçantë llogaritej me 60% të bazës së vlerësuar (pagës), por jo më pak se 5.100 lekë në muaj. 

    • Si shpjegohet që me të njëjtin ligj, minatorët e nëntokës që nuk kanë përfituar trajtim të veçantë financiar, përfitojnë pension më të lartë
    • Një shikuese nga Berati tha: Bashkëshorti im ka disa vjet që ka dalë në pension të plotë pleqërie, por kohët e fundit është verbuar dhe ka nevojë për shërbim. Pyes, a ka të drejtë që një pjesëtare e familjes të paguhet nga shteti si kujdestare. Mjekët e spitalit nuk i japin fletë drejtimi për KMCAP me argumentin se është pensionist ?
    Sigal