Fadil Kepi/ Pensionet për invalidët, minatorët, emigrantët e nënat me shumë fëmijë

    377
    Zonja Zhaneta nga Korça në një bisedë telefonike me gazetaren e gazetës “Telegraf” trajtoi këtë problem: Në maj të vitit 2014 u shtrova në spital nga një sëmundje e përgjithshme dhe mbasi mora 6 muaj raporte mjekësore, në dhjetor, nga KMCAP pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore përfitova pension invaliditeti të plotë në moshën 50 vjeçe. Në librezën e punës kisha 13 vjet punë të siguruara, pa përfshirë 4 vitet që kam vazhduar Universitetin e Tiranës ditën. Pyes, sa vite pune të siguruara duheshin për pension të plotë dhe a quhen vitet e vazhdimit të studimeve të larta ditën vite pune për pension invaliditeti :
    Përgjigje
    Duke ju uruar shërim të shpejtë sqaroj: Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993 i cili ka qenë në fuqi deri më 31.12.2014, vitet e punës për pension të plotë invaliditeti llogariteshin sipas kësaj formule: Mosha juaj minus 20 (që është një shifër konstante), pjesëtuar me 2. Ne rastin tuaj (50-20): 2=15 vjet punë të siguruara pa përfshirë vitet e studimeve të larta ditën sepse ato quhen vite pune vetëm për pension pleqërie.
    Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf
    Sigal