Fadil Kepi/ Pensionet për emigrantët sipas ligjit të ri

    437
    Sigal

    Specialisti i pensioneve, z. Fadil Kepi u përgjigjet pyetjeve të emigrantëve

    Rritja e moshës së daljes në pension

    Nga 1.1.2015, femrave deri në vitin 2032, i rritet mosha e pensionit me 2 muaj në vit deri sa në vitin 2032 do të dalin në pension 63 vjeçe, ndërsa meshkujt deri në vitin 2032 dalin në pension 65 vjeç. Nga viti i mësipërm femrave u vazhdon përsëri rritja e moshës së pensionit 2 muaj e meshkujve me një muaj në vit deri sa në vitin 2056 femra e meshkuj do të dalin në pension 67 vjeç. Gjithashtu nga 1.1.2015 rriten edhe vitet e punës të siguruara në vendin tonë me 4 muaj në vit deri më 1.1.2029, kur për të dy gjinitë për pension të plotë do t’u kërkohen 40 vjet punë

    Afatet për caktimin e pensioneve

    Afatet maksimale të caktimit të pensioneve janë: 42 ditë kalendarike, kur agjencitë janë brenda qendrës së Drejtorive Rajonale dhe 60 ditë kalendarike, kur agjencitë janë jashtë drejtorive rajonale dhe duhen verifikuar dokumentet edhe në rrethet e tjera (kur punonjësit kanë punuar në disa rrethe). Në fund të këtyre afateve, drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, duhet t’u japin qytetarëve librezën e pensionit të plotësuar me të gjitha të dhënat

    Minatorët që përfitojnë nga ligji i ri

    Nga ligji i ri i pensioneve për minatorët që kanë punuar në nëntokë, do të përfitojnë vetëm minatorët e nëntokës të cilat nuk dalë ende në pension, kur plotësojnë tre kushte të cilat janë: mosha 55 vjeç e lart; të kenë gjithsej 30 vjet punë të siguruara në vendin tonë, përfshi dhe kohën që kanë qenë ushtar dhe nga këto 12,5 vjet të kenë punuar në miniera nën tokë. Minatorët e nëntokës të cilët kanë përfituar trajtim financiar sipas Ligjit Nr.8685, datë 9.11.2000, do të marrin pension të plotë, kur kanë gjithsej 30 vjet të punuara në nëntokë (përfshi dhe vitet që kanë marrë trajtim të veçantë) dhe nga këto 11,5 vjet në nëntokë. Ligji ka hyrë në fuqi në datën 15 dhjetor 2014.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf