Fadil Kepi/ Pensionet për emigrantët, invalidët, inxhinieret, dhe punonjësit e sektorit privat

    378
    Pyetje
    Në një letër nga Elbasani e dërguar nga një prind lexojmë: Kam dy fëmijë në emigracion që punojnë të siguruar. Vajza mbasi mbaroi studimet në Itali për farmaciste para 3 vjetëve filloi pune atje, ndërsa djali prej disa vitesh punon i siguruar në Greqi. Kur plotësoi moshën për ushtar në vendin tonë, ai nuk u kthye, por unë ia kam paguar detyrimin që ai të mos kryente shërbimin ushtarak (siç kanë rregullat para disa vitesh në vendin tonë). Të dy fëmijëve unë u paguaj kontributet e sigurimeve vullnetare me qëllim që kur të plotësojnë moshën të kenë një pension të siguruar në vendin tonë. Pyes, a do të vazhdoj të quhet vjetërsi pune për pension periudha e kryerjes së studimeve të larta për femra dhe ajo e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ?
    Përgjigje
    Duke ju uruar shëndet dhe suksese në punë të dy fëmijëve tuaj, sqaroj se femrave të cilat do të dalin në pension në vendin tonë deri më 31.12.2032, periudha e studimeve të larta ditën brenda ose jashtë vendit, me ose pa bursë deri në 6 vjet do tu quhet vjetërsi pune vetëm për pension pleqërie. Meqenëse vajza juaj moshën për pension në vendin tonë do ta plotësoj mbas vitit 2032, koha e studimeve të larta nuk do ti njihet për pension.
    Për më tepër lexoni gazetën Telegraf

    Sigal