Fadil Kepi/ Pensionet për elektricistët, inxhinierët, jetimët dhe punëtorët e nëntokës

    85
    Pyetje
    Në një letër nga Shkodra lexojmë: Mbasi punova rreth 40 vjet i siguruar e nga këto 10 vitet e fundit në biznes familjar, dola në pension të plotë, por njëkohësisht vazhdoj të punoj në biznesin tim. Organet tatimore më kërkojnë të paguaj detyrimet financiare përfshirë dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Për pagimin e tatimeve jam dakord po pse duhet të paguaj kontributet e sigurimeve shoqërore kur unë jam pensionist? Pyes, a ka bazë ligjore për këtë problem? 
    Përgjigje 
    Lexues të dashur, letra për këtë problem kemi marrë shumë por nëpërmjet kësaj përgjigjeje, shpresoj të kem sqaruar edhe të tjerët. Duke ju uruar që pensionin ta gëzoni më shumë vite sa keni punuar, sqaroj: Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.551, datë 08.11.1993, është përcaktuar se pensionistët që vazhdojnë të punojnë në biznesin e tyre, janë të detyruar të paguajnë të gjitha tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore, ndërsa pensionistët të cilët ripunësohen në sektor shtetëror, u ndërpritet pensioni, mbasi në shtet nuk mund të marrin njëkohësisht pensionin dhe rrogën. Ky problem është diskutuar edhe në Gjykatën Kushtetuese e cila e ka lënë në fuqi vendimin e mësipërm të Këshillit të Ministrave (lexo vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 1995, botuar në fletoren zyrtare nr. 20, faqe 890). Kështu për shembull veprohet me farmacistët e licencuar të cilët mbasi dalin në pension, vazhdojnë të punojnë dhe përveç pensionit dhe shtesat që i bëhen pensioneve përfitojnë njëkohësisht edhe të ardhurat nga puna e tyre. Ka raste që mësueset mbasi dalin në pension nga shkollat shtetërore ripunësohen në shkolla private dhe marrin njëkohësit pensionin dhe rrogën dhe drejtori i shkollës private është i detyruar sipas vendimeve të mësipërm të Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese nga rroga e tyre t’u ndalojë çdo muaj kontributet e sigurimeve shoqërore, etj. 
    Për më tepër lexoni gazetën Telegraf