Fadil Kepi/ Pensionet familjare dhe kushtet e përfitimit

    444
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për të përfituar pensionin e posaçëm

     Pensioni familjar

    Sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore në vendin tonë nga dita që bashkëshorti juaj nuk jeton, pension familjar përfitojnë: secili nga fëmijët tuaj që vazhdojnë shkollën ditën deri në moshën 25 vjeç, dhe ju deri në moshën 60 vjeçe.

    Pyetje

     Z. Jani Kocani nga Kuçova shkruan: jam pensionist. Duke qenë lexues i rregullt i gazetës “Telegraf”, nëpërmjet shkrimeve për pensionet për të cilët ju falënderoj, jam informuar se personat që kanë arritur rezultate të dallueshme në punë kanë të drejtë të kërkojnë pension të posaçëm.

    Përgjigje

     Në nenin 5 të ligjit të sigurimeve shoqërore thuhet: “kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për pension të posaçëm personat që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës”.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf