Fadil KEPI/ Ministria e Kulturës ka premtuar rishikimin e kushteve të daljes në pension për artistët

    395
    Sigal

    FLET SPECILISTI FADIL KEPI: PENSIONET E ZAKONSHME, TË POSAÇME DHE SUPLEMENTARE PËR ARTISTËT DHE SHKRIMTARËT

    Për herë të parë, pensionin e posaçëm e ka përfituar shkrimtari anglez, me famë botërore, Uilliam Shekspiri, në vitin 1586, në moshën 36-vjeçare, akorduar nga Mbretëresha Elizabeta e Parë.

    Vendimi i parë i Këshillit të Ministrave për pensionet e posaçme mban numrin 612, datë 29.12.1994.

    Në vendin tonë janë rreth 400 vetë që kanë marrë pensione të posaçme gjithsej dhe nga këto 190, afërsisht 50% i përkasin artistëve dhe shkrimtarëve.

    Pensioni për akrobatët, gjimnastët, balerinët dhe instrumentistët e veglave frymore

    Femrat: mosha- 56 vjeçe; 35 vjet të siguruara gjithsej; 26 vjet e 3 muaj të siguruara në profesionet e mësipërme. Në vite pune gjithsej quhet edhe periudha e vazhdimit të shkollës së lartë ditën.

    Meshkujt: mosha – 61 vjeç, 35 vjet e 4 muaj të siguruara gjithsej; 26 vjet e 6 muaj të siguruara në profesionet e mësipërme. Në vite pune gjithsej quhet edhe periudha e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

    Pensioni për artistët e teatrove dhe estradave profesioniste

    Femrat: mosha – 60 vjeçe e 2 muaj; 35 vjet e 4 muaj punë të siguruar gjithsej për vitin 2015. Mosha e pensionit u rritet me 2 muaj dhe vitet e punës me 4 muaj çdo vit, deri sa në 2056-n, dalin në pension 67 vjeçe me 40 vjet punë të siguruara.

    Meshkujt: mosha – 65 vjeç; 35 vjet e 4 muaj punë të siguruar gjithsej për vitin 2015. Deri në fund të vitit 2032, dalin në pension 65 vjeç. Nga 1.1.2033, edhe meshkujve u shtohet mosha e pensionit me 1 muaj në vit deri sa nga 1.1.2056 dalin në pension 67 vjeç me 40 vjet punë të siguruara.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf