Fadil Kepi: Llogaritja e pensioneve për dëshmorët, punonjësit e minierës dhe invalidët

    391
    Pyetje 
    Zonja Zhaneta Velaj nga qyteti i Memaliajt shkruan: “Ndjek rregullisht sqarimet e sakta që botohen në gazetën “Telegraf” për problemet e pensioneve, prandaj vendosa t’iu drejtohem edhe unë për një sqarim. Jam 50 vjeçe dhe kam punuar 15 vjet në minierën e qymyrgurit në Memaliaj në repartin e llampisterisë, në mjedis të mbyllur, hermetik, ku punohej me tre turne dhe me lëndë kimike acide, elektrolite e lagështirë në masën 100% të vendit të punës ku bëhej seleksionimi, mbushje me acid e elektrolit e baterive, karikimi i tyre dhe llambave të minatorëve, si dhe 10 vjet kam bërë sigurime si e vetë punësuar. Pra gjithsej, aktualisht kam 25 vjet punë të siguruar. Në këtë mjedis qëndrimi në punë ishte 8 orë në ditë. Dua të dijë se çfarë parashikon ligji lidhur me përfitimin e pensionit për gratë që kanë punuar të siguruara në këto vende pune.

    Përgjigje
    Mbështetur në ligjin 150/ 2014, i cili ka hyrë në fuqi nga datë 15 dhjetor i vitit të kaluar vetëm minatorët e nëntokës, meshkujt dalin në pension të plotë nga mosha 55 vjeç, kur kanë punuar gjithsej të siguruar në vendin tonë 30 vjet, e nga këto 12 vjet e 6 muaj në miniera në nëntokë. 

    Pyetje
    Zonja Klodiana Mukaj banuese në lagjen “Qyteti i Nxënësve” shkruan: jam një ish-punëtore e kombinatit të mishit Yzberisht (K.M.Y) nga viti 2012. Më datën 12.05.2014 jam aksidentuar në punë, për këtë u shtova në spitalin e traumës në Tiranë. Kam vazhduar me raporte mjekësore deri me 12.11.2014, ngaqë isha e pamundur nga ana fizike për të punuar. Për vitin 2014 nuk kam marr lejen e zakonshme, të cilën e kam kërkuar vazhdimisht tek drejtuesit e qendrës së punës të cilët ma kanë refuzuar, nuk më hapin telefonat dhe nuk më lejojnë që të takohem dhe t’u shpjegojë atyre hallin që kam. Kërkoj të më sqaroni, a më takon leja e zakonshme për periudhën që kam punuar gjatë vitit 2014 si dhe për periudhën që kam qenë në spital e sëmurë? 

    Përgjigje
    Bazuar në pikën 3 të nenit 92 të Kodit të Punës: “Kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit të plotë pune, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal