Fadil Kepi: Ligji i ri i pensioneve diskriminon invalidët. Qeveria kursen në kurriz të tyre

    416
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Trajtimi financiar i personave me aftësi të kufizuar që s’kanë punuar dhe atyre që invalidizohen, kur punojnë

    Pensionet e invaliditetit suplementar të ushtarakëve

    Bazuar në Nenet 17 dhe 18 të Ligjit Nr.10142, datë 15.5.2009, botuar në Fletoren Zyrtare 87, “ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm në Forcat e Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i Shërbimit Informativ Shtetëror, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, përfitojnë të drejtën për pension invaliditeti suplementar, në rastet kur janë deklaruar invalidë nga KMCAP dhe përfitojnë pension invaliditeti të plotë apo të pjesshëm. Pensioni suplementar i invaliditetit llogaritet me 1 % për çdo vit shërbimi si ushtarak efektiv mbi pagën mesatare referuese mujore, por jo më shumë se 50 % e pensionit të invaliditetit të zakonshëm, që përfitohet sipas Ligjit të Sigurimeve Shoqërore të mësipërm”.

    Formula e pensionit të invaliditetit me ligjin në fuqi

    Mbështetur në nenin 35 të ligjit të sigurimeve shoqërore në fuqi, Nr.7703, datë 11.5.1993, “Personi që bëhet i paaftë për veprimtari ekonomike, ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit përfiton pension invaliditeti”. Periudha e sigurimit për të marrë pension të plotë invaliditeti për të dy gjinitë në rastet e mësipërme llogaritet sipas kësaj formule: Mosha e personit të invalidizuar minus 20 (e cila është një shifër konstante) pjesëtuar me 2. Për shembull: Një personi që është 40 vjeç i kërkohen 10 vjet punë të siguruara në vendin tonë {(40 – 20) / 2}.

    Formula e pensionit të invaliditetit me ligjin e ri

    Nga 1.1.2015, me Ligjin e ri të Sigurimeve Shoqërore, “periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti duhet sa tre të katërtat e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë për punë, me moshën 20 vjeç dhe 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë, së paku, 12 muaj sigurim shoqëror në vendin tonë”. Për personin që është 40 vjeç duhen 15 vjet punë të siguruara për të marrë pension të plotë invaliditeti, ose 5 vjet më shumë punë të siguruara {(40-20) x 3/4 }.

     …

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf