Fadil KEPI/ Kushtet për përfitimin e pensionit për metalurgët, minatorët dhe fermerët

    402
    Kushtet për përfitimin e pensionit për metalurgët, minatorët dhe fermerët
    Pyetja 1 -Një metalurg dje në emisionin “Koha për t’u zgjuar” tha: Jam 59 vjeç dhe kam punuar 35 vjet i siguruar dhe nga këto 27 vjet në metalurgjinë e Elbasanit. Pyes, kur i plotësoj kushtet për të përfituar pension të plotë?
    Përgjigje 
    Sipas legjislacionit, për efekte pensioni në punë të kategorisë së parë ose shumë të vështirë në Metalurgjinë e Elbasanit përfshihen:
    -Në Uzinën e Petëzimit: Petëzues, regjistrues, nxjerrës metali në petëzimin e imët.
    -Në Uzinën e Gizës, në repartin e furrnaltës: Punëtorë dhe ndihmës të topit elektrik, punëtorë të shërbimit të kanalit të derdhjes së gizës dhe të skories.
    -Në fabrikën e aglomerimit: Punëtorë në sitën e nxehtë të aglomerimit, në transportierin 19 nëntokësor, punëtor i copëtimit të aglomerimit, në depon e koncentratit (26-PJ-1), vinçier, të vinçit “grefer”, punëtor i gazrave, punëtor i transportit BA-88-9 (nëntokësor), në repartin e makinës së derdhjes (obj. 45), punëtor shërbimit të ullukut.
    -Në uzinën e çelikut, shkrirës të reparteve me furra elektrike, punëtor i derdhjes së çelikut në kokilje.
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal