Fadil Kepi: Kushtet për kompensimet nga OSHEE për kryefamiljarët dhe pensionet për mbajtësit e dekoratave

    391
    Pyetje
    Një nënë nga Puka në bisedë telefonike tha: Jam 55 vjeçe dhe kam punuar mbi 30 vjet mësuese. Kam lindur 6 fëmijë. Njërin nga këto fëmijë në moshën 4 vjeç me dëshirën time e të bashkëshortit, me vendim gjykate e kam birësuar tek dy prindër të tjerë. Pyes, cilat janë kushtet për të përfituar pension nënat me shumë fëmijë dhe a përfitoj unë?
    Përgjigje
    Uroj që të 6 fëmijët që keni lindur të kenë mbarsi dhe fat në jetë. Bazuar në nenin 31 të ligjit Nr.104/2014: “Nënat, që kanë lindur 6 e më shumë fëmijë, të cilat janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension të plotë kur mbushin moshën 55 vjeçe dhe kanë 30 vjet punë të siguruara”. 
    Si llogariten pensionet kur ke dy mbiemra. 
    Zonja Valentina Lleshi nga Fani i Mirditës shkruan: “Duke menduar se nëpërmjet gazetës “Telegraf” do të marr përgjigje të sakta e profesionale , po ju drejtoj këto pyetje:
    1-Kam punuar në ish-kooperativë bujqësore duke realizuar këto ditë pune:
    98 ditë pune në vitin 1985, në vitin 1989 gjithsej 204 ditë pune dhe 38 ditë pune në vitin 1990. Si llogariten për pension këto ditë pune?

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal