Fadil Kepi: Kushtet e përfitimit të pensionit të invaliditetit dhe procedurat, sipas ligjit të ri

    408
    Sigal

    Specialisti z.Fadil Kepi sqaron: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar dhe familjar. Pensioni për ushtarakët, mjekët, minatorët dhe bateristët e automjeteve

    Vendimi i qeverisë që ju nxjerr në pension

    Me vendimin e Qeverisë Nr.474, datë 16.6.2010, femra dhe meshkuj që punojnë në institucione buxhetore dhe pjesërisht buxhetore dalin në pension sapo të plotësojnë moshën, pavarësisht nga vitet e punës që kanë, me qëllim që të punësohen të rejat e të rinjtë që plotësojnë kushtet e caktuara nga dikasteret përkatëse. Edhe sikur një qendër pune shtetërore t’ju mbajë në punë mbi moshat e mësipërme të pensionit, në kundërshtim me vendimin e mësipërm, një muaj apo një periudhë më të gjatë dhe të dilni në pension në vitin 2015, pensioni juaj do të llogaritet mbi ligjin që ka qenë në fuqi ditën që keni mbushur përkatësisht moshat 60 e 65 vjeç.

    Rillogaritja e pensioneve

    Nëse, nuk jeni dakord me masën e pensionit, mbështetur në Nenin 86 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore në fuqi Nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Ankimimet”, keni të drejtë t’i bëni ankesë me shkrim: 1-Komisionit të Ankimit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Shkodër. Nëse me përgjigjen zyrtare të firmosur nga të gjithë anëtarët e komisionit që do të merrni nuk do të jeni dakord, mund t’i bëni ankesë me shkrim: 2- Komisionit Epror të Ankimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhe së treti: 3-Keni të drejtë t’i drejtoheni Gjykatës Administrative në Shkodër.

    Trajtimi i veçantë për minatorët

    Ish punonjësit e nëntokës në miniera të cilët përfitojnë trajtim të veçantë, sipas Ligjit Nr.8685, datë 9.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në nëntokë”, do të përfitojnë pension të plotë sipas ligjit të ri që pritet të miratohet në moshën 55 vjeç, kur kanë të siguruar 30 vjet e më shumë dhe jo më pak se 11 vjet e 6 muaj në procese pune në miniera në nëntokë. Kur personi nuk ka 30 vjet punë të siguruara gjithsej, për t’i plotësuar, ka të drejtë të bëjë sigurime vullnetare ose sigurime si i vetëpunësuar në bujqësi, por nëse nuk ka vitet e punës të siguruara në nëntokë s’ka të drejtë të bëjë sigurime vullnetare për të shtuar vitet e nëntokës.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf