Fadil Kepi: Kompensimet e faturave energjetike për invalidët, dhe pensioni për mjekët, minatorët e deputetët

    423
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf” dhe shikuesit e emisionit “Koha për t’u zgjuar” për problemet sociale që kanë

    Kompensimet e faturave për invalidët

    Mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.404, datë 20.6.2012, invalidëve përfitues të statusit sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe invalidëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbërve”, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2.000 lekë në muaj. Invalidëve të mësipërm, të cilët nuk kanë nevojë për kujdestarë përfitojnë 1.400 lekë në muaj kompensim të energjisë elektrike. Invalidëve përfitues të statusit “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” dhe përfitues të statusit “Për statusin e të verbrit” që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e telefonisë fikse, në masën 1.000 lekë në muaj

    Për një trajtim të veçantë të minatorëve

    Punonjësit e nëntokës, që kishin punuar gjithsej të siguruar në vendin tonë 23 vjet e nga këto 11 vjet e 6 muaj nën tokë përfituan trajtim të veçantë financiar. Periudha e trajtimit financiarisht, si më sipër, deri në plotësimin e moshës së pensionit ju quhet vjetërsi pune në sipërfaqe dhe jo nën tokë. Sipas ligjit 10165, datë 15.10.2009, botuar në fletoren zyrtare 150, punonjësit e nëntokës, përfshi dhe ju që keni marrë trajtim të veçantë financiar, përfitoni pension të plotë kur plotësoni njëkohësisht 3 kushte që janë: mosha 60 vjeç, të keni gjithsej 30 vjet punë të siguruara (përfshi dhe vitet që trajtoheni sipas ligjit të mësipërm), dhe nga këto të keni 15 vjet punë nëntokë, që ju nuk i keni.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf