Fadil Kepi: Ja sportistët që përfitojnë pension suplementar e të posaçëm. Rekordmenët dhe përfitimet e tyre

    541
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi: Kushtet për të përfituar pension për sportistët, trajnerët, arbritrat dhe gazetarët

    Pensioni suplementar

    Sportistët, të cilët kanë qenë zgjedhur deputetë, kryetarë qarku, bashkie, minibashkie, presidentë, zëvendëspresidentë e sekretarw të Komitetit Olimpik Shqiptar, apo kanë punuar në dikastere e institucione të tjera qendrore si zëvendësministra, drejtorë, ambasadorë, konsuj, kryetarë dege, inspektorë, etj., mbështetur në Ligjin Nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, nga data 1.4.1991 e në vazhdim, përfitojnë pension suplementar. Në rastet kur një sportist apo sportiste, ka një nga titujt shkencor e, njëkohësisht, është zgjedhur deputet dhe i takon pension suplementar nga 2 ligjet e mësipërme, zgjedh pensionin suplementar që i takon nga një ligj, cili të jetë më i favorshëm

    Pensioni i posaçëm

    Mbështetur në Nenin 5 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore Nr.7703, datë 11.5.1993, sportistët, trajnerët, arbritrat dhe gazetarët sportivë që kanë arritur rezultate të dallueshme në punën e tyre përfitojnë pensione të posaçme, që caktohen me Vendime Qeverie dhe masa është sa pensioni i zakonshëm dhe të dy pensionet bashkë shtohen, sa herë rriten pensionet dhe nuk tatohen. Tre sportistët që kanë marrë pension të posaçëm me Vendimin e parë të Qeverisë me Nr.612, datë 29.12.1994 janë: ish futbollisti i shquar i ekipit të “Partizanit” dhe ekipit tonë përfaqësues, golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit shqiptar Refik Resmja dhe dy trajnerët e talentuar Feti Borova në basketboll dhe Myslym Alla në futboll. Me vendimet e mëvonshme të Qeverisë, nga rreth 400 persona që kanë marrë pensione të posaçme që i përkasin mbi 70 profesioneve, 57 veta janë sportistë.

    Kërkesa për pension të posaçëm

    Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.429, datë 12.9.2002, sportistët të cilët kanë arritur rezultate të dallueshme, mbasi dalin në pension pleqërie kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për pension të posaçëm, nëpërmjet Këshillit të Qarkut të vendbanimit të personit, i cili mbasi i shqyrton kërkesat dhe i miraton, ia dërgon Këshillit të Ministrave bashkë me dokumentacionin përkatës. Kërkesa duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, datëlindjen, vërtetim nga Sigurimet Shoqërore për shumën e pensionit të pleqërisë që merr, kopjet e dokumenteve të noterizuara që vërtetojnë meritat e arritjet e tij/të saj të veçanta, si: titujt, dekoratat, medaljet, urdhrat, etj.. Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe ministri përkatës i linjës, mund t’i propozojnë direkt Këshillit të Ministrave persona të caktuar për dhënie të pensionit të posaçëm.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf