Fadil Kepi: Ja si ndryshon ligji i Pensioneve

    392
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Pensionet suplementare, të reduktuara, të invaliditetit, të minatorëve, familjare, përfitimet dhe kontributet në ligjin e ri

     Periudhat e njohjes si vjetërsi pune

    Neni 91 bëhet: “Periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë, me shkëputje nga puna për gruan, duke filluar nga 1.9.2000 dhe deri më 31.12.2032, pavarësisht nga vendi, ku janë kryer studimet dhe për jo më shumë se 6 vjet, njihet periudhë sigurimi vetëm për efekt të pensionit të pleqërisë. Në kuptim të këtij neni, viti shkollor është me 12 muaj. Kontributet në këtë rast përballohen nga buxheti i shtetit” (Mbetet siç ka qenë).

    Shtesë pensioni

    Neni 33 i ligjit në fuqi ndryshohet si vijon: “I siguruari që ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas Nenit 92 të ligjit të ri, merr shtesë në masën 0,5% të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguaj kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5% për çdo muaj ndërprerje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”.

    Pensionet familjare

    -Neni 40 për pensionet familjare, bëhet: “Kur vdes burri, gruaja përfiton pension familjar 55 vjeçe”, (nga 50 vjeçe që përfiton me Ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 deri më 31.12.2014).

    -Nenit 41 bëhet: “Pensioni familjar është pjese e pensionit që kishte ose i takonte të ndierit dhe llogaritet sipas rregullave për pensionet e invaliditetit”.

    -Neni 42 ndryshohet si vijon: “Pagesa në rast vdekje është e barabartë me 50% të pagës minimale në shkallë vendi”. Ka qenë me një pension bazë pleqërie.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf