Fadil Kepi: Ja si merret pensioni për bujqit, nënat me shumë fëmijë dhe minatorët

    372
    Sigal

    Specialisti z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e Telegraf dhe shikuesit e emisionit “Koha për t’u zgjuar”: Kushtet e përfitimit të pensioneve të plota, suplementare të pjesshme dhe të reduktuara të ushtarakëve

    Pensioni i ushtarakëve

    Ushtarakët e profesioneve të tjera, të cilët kanë punuar në Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës, Shërbimin Informativ të Shtetit, Policisë së Burgjeve, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dalin në pension të plotë kur plotësojnë dy kushte: femrat në moshën 60 vjeçe dhe meshkujt 65 vjeç kur kanë 35 vjet punë gjithsej të siguruara në vendin tonë, pavarësisht se ku kanë punuar ushtarak ose jo. Në vite pune për pension përfshihen edhe periudhat e vazhdimit të shkollës së lartë ditën për femra, ajo e shërbimit të  detyrueshëm ushtarak për meshkuj, periudha e me raporte mjekësore, lejet e zakonshme, etj.

    Trajtimi i veçantë për minatorët

    Bazuar në ligjin nr.10165, datë 15.10.2009, botuar në fletoren zyrtare 150, punonjësit e nëntokës përfitojnë pension të plotë kur plotësojnë këto 3 kushte njëkohësisht: mosha 60 vjeç të kenë 30 vjet punë gjithsej dhe nga këto15 vjet nën tokë. Në vite pune gjithsej për pension, përfshihet edhe koha e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak asistencës, sigurimeve vullnetare, etj. Ju përfitoni pension të plotë nga data 30.3.2014 dhe nuk duhet të plotësoni asnjë dokument tjetër shtesë, vetëm bashkë me kartën e identitetit dhe librezën e trajtimit të veçantë financiar të paraqiteni brenda datës 30 mars në agjencinë e sigurimeve shoqërore Tropojë, e cila nuk ka kompetencë për caktim pensioni, por ia dërgon kërkesën tuaj drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore në Kukës nga varet zyrtarisht.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf