Fadil Kepi: Ja profesionet që përfitojnë pensione suplementare

    75
    Përfitojnë pensione suplementare, duke filluar nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Ministrave, deputetët e Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Kontrollit të Shtetit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, etj., të cilët përfshihen në grupin e parë. Sekretarët e Shtetit, zëvendësministrat, drejtorët e drejtorive, kryetarët e degëve, specialistët në dikastere e institucione qendrore, ambasadorët, sekretarët e ambasadave, kryetarët e bashkive, prefektët, kryetarët e këshillave të rretheve, të qarkut, etj, përfshihen në grupin e dytë.
    Për pensionet suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjithë institucioneve të tjera kërkimore publike, që kanë tituj shkencorë dhe me ndryshimet e mëvonshme është përcaktuar se pension suplementar përfitojnë: “Profesorët” dhe “Drejtuesit e kërkimeve” që përfshihen në grupin e parë dhe “Profesorët e asociuar” dhe “Mjeshtrat e kërkimeve” në grupin e dytë. “Për sigurimin shoqëror suplementar të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”.

    Të plotë shkrimin mund ta lexoni në gazetën Telegraf…